Evakuohet një i moshuar në Novoselë, merr me vete qenin dhe dhinë e tij

Evakuohet një i moshuar në Novoselë, merr me vete qenin dhe dhinë e tij

Policia Kufitare ka evakuuar dy familjarë në zonën e Novoselës. Në këtë zonë ndodheshin 10 banesa të komunitetit rom, të cilët kishin refuzuar të largoheshin nga banesat e tyre. Ata kishin mbetur të izoluar, pasi niveli i ujit në baneaat e tyre kishte shkuar mbi një metër e gjysmë. Policia Kufitare, në bashkëpunim me forcat Delta Force, ka nxjerrë dy të moshuarit e izoluar. Ata janë transportuar me gomone drejt rrugës kryesore në njësinë administrative Vjosë. I moshuari, i cili u transportua me varkë, mban në prehër mban qentë e tij dhe një dhi.