Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Evakuime në lagjen 5 Maji në Tiranë, tregtarët nxjerrin mallrat nga magazinat
Prej më shumë se 1 ore 60 efektivë dhe 11 mjete të shërbimit zjarrfikës po përpiqen të shuajnë flakët masive që kanë përfshirë disa magazina të tregut të rrobave të përdorura në lagjen 5 maji në Tiranë. Ndërkohë, tregtarët kanë zbrazur magazinat e tjera që rrezikohen nga flakët, duke nxjerrë në rrugë ambiente të hapura mallrat që shesin. Gjithashtu, policia po evakuon zonën përreth për shkak se pranë vatrës së flakëve raportohet të ketë bombola gazi.