Evakuim i menjëhershëm për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës

Evakuim i menjëhershëm për banorët e Sukthit dhe Katundit të Ri në Durrës

Autoritetet kanë shpallur evakuim të menjëhershëm për banorët e Bashkisë Durrës, konkretisht në Njësitë Administrative Sukth dhe Katund i Ri, për shkak të situatës së rënduar nga përmbytjet dhe rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Vendimi është marrë në zbatim të Ligjit nr. 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile”, Planit Kombëtar të Emergjencave Civile dhe planeve vendore të emergjencave, ndërsa evakuimi do të realizohet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektin e Qarkut dhe strukturat vendore të emergjencave civile. Sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin administrativ. Autoritetet bëjnë thirrje që çdo komunikim dhe kërkesë për ndihmë t’u drejtohet strukturave publike në terren. Në procesin e evakuimit, prioritet do të kenë: fëmijët,të moshuarit,personat...