Eurostat/ Ushqimet në Shqipëri, në nivelin e BE-së! Më të shtrenjta se rajoni
Në vitin 2024, çmimet e ushqimeve në Shqipëri rezultojnë shumë pranë mesatares së Bashkimit Evropian, duke e pozicionuar vendin në një zonë të ndërmjetme mes Ballkanit Perëndimor dhe tregut europian. Sipas të dhënave krahasuese ku mesatarja e BE-së është vendosur në nivelin 100, Shqipëria regjistron një indeks prej 98.7, vetëm 1.3 për qind më poshtë se mesatarja europiane. Ky nivel e vendos vendin dukshëm mbi fqinjët rajonalë jo-anëtarë të BE-së, ndërsa njëkohësisht mbetet më i ulët se çmimet e ushqimeve në disa ekonomi të mëdha të Unionit. Krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria shfaq çmime më të larta të ushqimeve. Serbia renditet me një indeks prej 95.7, ndërsa Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina ndodhen ndjeshëm më poshtë, përkatësisht në 82.6...