“Europa reagoi pozitivisht”/ Heqja e masave nga KE, Spiropali: Kosova tregoi se di të ushtrojë sovranitetin e saj

“Europa reagoi pozitivisht”/ Heqja e masave nga KE, Spiropali: Kosova tregoi se di të ushtrojë sovranitetin e saj

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Elisa Spiropali është shprehur se heqja e masave të BE ndaj Kosovës është konfirmim i vendosmërisë dhe tregon se Kosova di të ushtrojë sovranitetin e saj më përgjegjësi. Gjithashtu shton se ky moment duhet lexuar edhe si mundësi, pra jo vetëm si arritje. Statusi i vendit kandidat, shton Spiropali nuk është dhuratë, por është hap logjik i radhës për një demokraci që ka qëndruar e vendosur në vlerat europiane edhe kur presioni ka qenë i jashtëzakonshëm. Reagimi i plotë: Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës është lajm i mirë, por është mbi të gjitha konfirmim i diçkaje që e kemi besuar gjithmonë: kur ka maturi, koordinim dhe vendosmëri, rrugët hapen. Kosova ka treguar se di të ushtrojë sovranitetin e...