“Është një çmenduri”/ Projekti TID, Cara: Edi Rama po shkel Kushtetutën, se po prek pronat

“Është një çmenduri”/ Projekti TID, Cara: Edi Rama po shkel Kushtetutën, se po prek pronat

Një projekt zhvillimi në zonën historike të Durrësit rrezikon të lërë pa shtëpi rreth 200 familje, duke shkaktuar njëkohësisht një debat publik mbi të drejtat e pronës dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Sipas një plani të kontestuar, banorëve u është kërkuar të lirojnë banesat, ndërsa menaxhimi i zonës pas ndërhyrjes pritet t’i kalojë një entiteti privat, duke detyruar edhe banorët e mbetur të paguajnë tarifa shtesë. Alarmi është ngritur pasi banorët e lagjes më të vjetër të qytetit, në afërsi të amfiteatrit antik, kanë marrë shkresa zyrtare për t’u larguar, me paralajmërimin se në të kundërt do të përballen me fadromat. I ftuar ditën e sotme në një studio televizive, deputeti i PD Igli Cara deklaroi se ndërhyrja e planifikuar cenon pronën private të familjeve...