“Është në përputhje me ligjet”, ndërtimi i resortit në Velipojë, reagon “Gener 2” e Bashkim Ulaj…

“Është në përputhje me ligjet”, ndërtimi i resortit në Velipojë, reagon “Gener 2” e Bashkim Ulaj…

Kompania Gener 2 sqaron sërish se projekti “Blue Borgo”, i cili ka nisur të zhvillohet nga shoqëria “Aba Blue Borgo” sh.p.k. në afërsi të Ranës së Hedhun, në zonën e Velipojës, është në përputhje të plotë me të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi të Republikës së Shqipërisë.Pas zbardhjes zyrtare të lejes së ndërtimit, bëjmë me dije se nga momenti i konceptimit të projektit e deri në marrjen e lejes përfundimtare të ndërtimit në dhjetor 2025, kompania ka ndjekur në mënyrë rigoroze dhe transparente çdo procedurë të parashikuar nga legjislacioni shqiptar, pa asnjë problematikë apo kontestim ligjor në asnjë fazë të procesit.Të gjitha institucionet kompetente janë shprehur pozitivisht mbi projektin, ndërsa çdo hap është shoqëruar me dokumentacion të plotë teknik, ligjor dhe mjedisor, duke...