Është e mundur pa Amerikën

Është e mundur pa Amerikën

Njoftimi i Macron për ndryshime në doktrinën bërthamore franceze përfaqëson një pikë kthese. Për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Evropa po ndërton një strategji bërthamore që u përket tërësisht evropianëve. Epoka e varësisë strategjike nga SHBA-të po i vjen fundi. Presidenti francez Emmanuel Macron mbajti së fundmi një fjalim mbi sigurinë evropiane, i cili mund të jetë më i rëndësishmi në këtë temë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Duke nxjerrë mësime nga cikli i gjatë i konfliktit që filloi katër vjet më parë në Ukrainë , Macron njoftoi ndryshime rrënjësore në doktrinën bërthamore franceze dhe prezantoi një kornizë të re për bashkëpunimin bërthamor me aleatët kryesorë evropianë. “Që të jemi të lirë, duhet të na kenë frikë.” Me këtë maksimë të habitshme,...