Ervin Salianji i shpall “luftë” Sali Berishës: Je i dështuar, ta harrosh se krijoj parti tjetër, PD-në do e ndryshoj…

Ervin Salianji i shpall “luftë” Sali Berishës: Je i dështuar, ta harrosh se krijoj parti tjetër, PD-në do e ndryshoj…

Lezha ishte dje qyteti ku ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji zhvilloi foltoren e radhës ditën e djeshme. Në këtë takim morën pjesë një numër i madh demokratësh, të cilët mbushën plot Pallatin e Kulturës në këtë qytet. Gjatë fjalës së tij, Salianji i shpalli “luftë” kreut të PD, Sali Berisha, ndërsa deklaroi se nuk ka asnjë synim për të krijuar një forcë tjetër politike, duke theksuar se angazhimi i tij mbetet brenda Partisë Demokratike, të cilën synon ta bëjë parti fituese. “Unë nuk do të krijoj forcë tjetër politike, shtëpia ime është Partia Demokratike dhe ne atë do ta bëjmë fituese. Shqetësimi është se si 5 fantastikët që janë lidership të PD nuk i dëgjojnë shqetësimet e demokratëve. Duhet ta bëjmë PD fituese, të...