Erë e fortë në Vlorë, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe ato të peshkimit
Moti i keq dhe deti me dallgë si dhe era e fuqishme bregdetare ka bërë që kapiteneria e portit detar të Vlorës të pezullojë lundrimin për mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit duke nisur nga kjo e martë dhe përgjatë të mërkurës dhe të enjtes. Shkak është bërë era e fortë që shkakton dallgë të mëdha duke e bërë të pamundur lundrimin e mjeteve. Ndërkohë tragetet e linjës vijojnë punën në normalitet të plotë. Në njoftimin e Kapitenerisë së Portit të Vlorës thuhet se: “Kapiteneria e Portit Vlorë ka ndaluar pajisjen me leje-nisje e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat duan të operojnë brenda gjirit të vlorës dhe në det të hapur, duke filluar nga ora 14:00 datë 03.02.2026...
Burimi:
argjiroja.net