“Erdhi t’i kërkonte Ramës llogari…”/ Bardhi zbulon prapaskenat e vizitës së ambasadores Kimberly Guilfoyle në Tiranë
Takimi i djeshëm i kryeministrit Edi Rama me Kimberly Guilfoyle, ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Athinë, hapi diskutimet e mbrëmjes së kësaj të enjteje, më 12 mars, në një studio televizive. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i cili ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në emision, tha se ai i kishte verifikuar arsyet e vizitës së ambasadores Guilfoyle në Shqipëri. “Po meqenëse po merremi me komentet e veshjes, të merremi me një gjë thelbësore. Bëhet fjalë për dy investime të bllokuara nga qeveria shqiptare që lidhin Tiranën dhe Athinën, dhe ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë interes strategjik. Kjo është arsyeja pse. Janë bllokuar nga qeveria shqiptare. Projekti lidhet me Athinën dhe disa vende të tjera. Pra,...
Burimi:
sot.com.al