“Enver Hoxha ka vrarë Qemal Stafën”/ Mit’hat Havari rrëfen përndjekjet nga ish-Sigurimi i Shtetit

“Enver Hoxha ka vrarë Qemal Stafën”/ Mit’hat Havari rrëfen përndjekjet nga ish-Sigurimi i Shtetit

Ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Mit’Hat Havari ka rrëfyer, detaje nga përndjekjet të ish-Sigurimit të Shtetit, rrëfime të “Dosjes 41 71”, të përmbledhura tashmë në libër. Gjatë intervistës, tregoi se si ishte miku i tij i cili i kishte nxjerrë emrin dhe në libër tregon kalavarin e vështirësive. “Është vetë dosja, jo vetëm një libër, përmbledhje e të gjithë asaj. Aktiviteti i degës së brendshme të Elbasanit sepse atje kam nisur aktivitetin. Për rrethanat e kohës kam kaluar situata të ndryshme nëpërmjet miqve të mi, nëpërmjet një piktori.  Mendova që në atë kohë ishte hapur dosja, për mikun tim piktor. E dija që kishin njerëz që u shërbenin, bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit , me pseudonime, ky pseudonimin e kishte “Furra”. Ai tha...