EMRI – I dënuar në Francë për trafik narkotikësh, sekuestrohen pasuri dhe llogari bankare të shkodranit

EMRI – I dënuar në Francë për trafik narkotikësh, sekuestrohen pasuri dhe llogari bankare të shkodranit

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër, bazuar në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, u sekuestruan automjetet dhe mjetet motorrike të shtetasit Brigeno Binoshaj dhe familjarëve të tij. Nga hetimet rezultoi se, shtetasi Brigeno Binoshaj ka qënë dënuar më parë nga autoritetet franceze për veprën penale te “Trafikimit të lëndëve narkotike” të parashikuar nga neni 283/a të Kodit Penal dhe pas verifikimeve përkatëse kanë ekzistuar dyshime se ky shtetas dhe familjarët e tij zotërojnë pasuri apo të ardhura, shpërpjesëtimorë, në raport me nivelin e të ardhurave apo fitimeve nga veprimtari të ligjshme të deklaruara dhe as nuk përligjen prej tyre. Për sa...