EMRI/ Gënjeu në formularin e vetëdeklarimit, Prokuroria çon në gjyq për falsifikim anëtarin e Këshillit Bashkiak!

EMRI/ Gënjeu në formularin e vetëdeklarimit, Prokuroria çon në gjyq për falsifikim anëtarin e Këshillit Bashkiak!

Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe dërgoi për gjykim anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës, i cili akuzohet për falsifikim. I pandehuri është Armelin Meta, që sipas hetimeve ka gënjyer në Formularin e Vetëdeklarimit, duke dhënë informacione të rreme. “Nga hetimet mbi procedimin penal nr.419, të regjistruar mbi bazën e materialit dërguar për kompetencë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 01.04.2025, u provua se, i pandehuri Armelin Meta, me detyrë anëtar i Këshillit Bashkiak Lushnjë, ka kryer veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, parashikuar në nenin 190/1 të Kodit Penal, pasi ai ka paraqitur të dhëna jo të sakta (të rreme), që nuk pasqyrojnë të vërtetën dhe nuk i përgjigjen realitetit në Formularin e Vetëdeklarimit”, thuhet...