EMRAT+FOTO/ Kërcënonin biznesmenë, avokatë e mjekë për borxhet e drogës, zbardhen detaje të reja

EMRAT+FOTO/ Kërcënonin biznesmenë, avokatë e mjekë për borxhet e drogës, zbardhen detaje të reja

Policia Italiane ka zbardhur edhe emrat dhe fotografitë e 11 nga 16 të arrestuarit dhe të proceduarit e operacionit të madh antidrogë në Pescara ditën e sotme, ku mes tyre ka edhe shqiptarë. Detajet që bien në sy se mes tyre janë edhe 3 femra, nga e cila një shqiptare, me shtetësi italiane dhe Sulejman Neziri, që mban gjithashtu mbiemrin Mazzarelli. Por një tjetër episod është fakti se shumica e tyre janë lidhje familjare. Karabinierët e Kompanisë Pescara ekzekutuan 16 urdhra paraprakë arresti – nëntë në burg dhe shtatë në arrest shtëpiak – të lëshuara nga gjyqtari i hetimeve paraprake me kërkesë të Zyrës së Prokurorit Publik të Pescara-s. Operacioni përfshinte Pescara-n dhe Montesilvano-n dhe zbuloi një rrjet të gjerë trafiku droge me pasoja deri...