EMRAT/ SPAK dhe Italia çmontojnë skemën milionëshe të Call Center-ave, në kërkim 3 vëllezër
Detaje të tjera mësohen lidhur me operacionin e SPAK të kryer në bashkëpunim me autoritetet italiane, të cilët goditën një grup që mashtronin qytetarët e BE-së përmes Call Centerave dhe u zhvatën miliona euro. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se janë arrestuar 10 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme 3 vëllezërit Alfred, Agim dhe Arjan Prekaj. Njëri prej tyre, Alfred Prekaj rezulton pronar i kompanisë “Balkanspro” me objekt Call Center, Telemarketing. Burimet për gazetaren bëjnë me dije se gjatë kontrolleve janë sekuestruar prova materiale, ndërsa hetimet vazhdojnë edhe sot me marrjen në pyetje të personave të lidhur me çështjen. Kujtojmë që më herët u raportua se mes 10 personave të arrestuar është edhe një shtetas italian. OPERACIONI Aksioni nisi mbrëmjen...
Burimi:
ntv.al