EMRAT/ Ofruan para në këmbim të votave për PS-në, GJKKO shpall fajtor tre të pandehurit për korrupsion
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtorë tre të pandehurit për korrupsion në zgjedhje, në Qarkun Lezhë. SPAK kishte paraqitur kërkesën për gjykimin e çështjes ndaj Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja, ndërsa gjykimi u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Sipas vendimit të gjykatës, Gersi Kaçorri u shpall fajtor për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vënien e tij në provë për një periudhë 1 vit e 6 muaj. Besnik Uka u shpall fajtor për veprën penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim. Ai u dënua me 1 vit burgim, i reduktuar në 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar, ndërsa edhe për të u vendos pezullimi...
Burimi:
ntv.al