Emrat/ Ofronin kalim të paligjshëm drejt SHBA-ve me dokumente false për 35 mijë euro, dërgohen në gjyq 6 persona

Emrat/ Ofronin kalim të paligjshëm drejt SHBA-ve me dokumente false për 35 mijë euro, dërgohen në gjyq 6 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq gjashtë persona për falsifikim dokumentesh dhe ndihmë në kalim të paligjshëm të kufijve, në kuadër të një skeme që synonte drejtimin e shqiptarëve drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundrejt pagesës 35,000 euro. Të pandehurit janë: Hazir Maçi, Lejla Maçi, Çerkez Nikoçi, Ardjan Pirani, Alfred Maçi, Endrit Nezaj. Hetimet kanë treguar se H.M., i hetuar më parë për aktivitete të ngjashme, ka organizuar kalimin e disa shtetasve shqiptarë përmes Karaibeve dhe Porto Rikos, duke përdorur dokumente të falsifikuara për të arritur në SHBA dhe Kanada. Sipas prokurorisë: Hazir Maçi dyshohet se ka falsifikuar dokumente dhe ka ndihmuar në kalimin e paligjshëm të kufijve, duke përdorur...