EMRAT/ “Mbytën” Italinë me kokainë, SPAK dërgon në GJYQ “kavajsin” dhe të “FORTIN” nga Puka!

EMRAT/ “Mbytën” Italinë me kokainë, SPAK dërgon në GJYQ “kavajsin” dhe të “FORTIN” nga Puka!

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, më 8.1.2026, kërkesën për gjykimin e procedimit penal, nr.296 të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurve. Maksim Ndoci dhe Juljan Kollçaku. Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale: “Trafikim i narkotikëve”, në bashkepunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar si vepra penale nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1, të Kodit Penal. Origjina e procedimit Procedimi penal nisi mbështetur në kërkesën e autoriteteve gjyqësore italiane, konkretisht Prokurorisë së Republikës pranë Gjykatës së Firences, Drejtoria e Distriktit Antimafia në lidhje me një procedim penal (nr.9740/21...