EMRAT – Kultivuan 10 mijë rrënjë kanabis, GJKKO dënon me 59 vjet burg 5 shkodranët e grupit të strukturuar

EMRAT – Kultivuan 10 mijë rrënjë kanabis, GJKKO dënon me 59 vjet burg 5 shkodranët e grupit të strukturuar

GJKKO ka dhënë vendimin për 5 anëtarë të një grupi kriminal në Shkodër të cilët akuzohen se kanë kultivuar dhe shitur lëndë narkotike, grup i cili u godit në vitin 2023.Pasi SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen për gjykim, Gjykata e Posaçme dënoi me 59 vite e 6 muaj burg në total anëtarët. Ata u shpallën fajtor për akuzën e “kultivimit të lëndëve narkotike” të kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “shitje e prodhim narkotikësh” dhe “grup i strukturuar kriminal”.Arben Shpati u shpall fajtor për tre akuza, kultivim të lëndëve narkotike të kryer si grup i strukturuar kriminal, për të cilën u dënua me 10 vite burg, dhe për akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, për të...