Emrat/ 14 kandidatë në garë për postin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit
Mbyllet këtë të mërkurë afati për dorëzimin e aplikimeve për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit. Në total janë 14 kandidatë që kanë shprehur dëshirën për të marrë postin e lartë në Policinë e Shtetit me mandat 5-vjeçar. Mes kandidatëve që kanë aplikuar është Pëllumb Seferi, aktualisht drejtor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit. Një tjetër kandidat është drejtori i Policisë së Fierit, Skënder Hitaj, i cili gjatë karrierës së tij ka mbajtur poste drejtuese edhe në qarqet Shkodër dhe Dibër. Po ashtu ka paraqitur kandidaturën edhe drejtori aktual i Policisë së Vlorës, Elidon Çela, i cili më herët ka drejtuar Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë dhe ka mbajtur disa pozicione drejtuese në polici, por edhe Idajet Faskaj, i cili gjithashtu ka...
Burimi:
argjiroja.net