Emigranti gëlltit baterinë e cigares elektronike për të ndalur deportimin, anulohet fluturimi nga Tirana në Egjipt

Emigranti gëlltit baterinë e cigares elektronike për të ndalur deportimin, anulohet fluturimi nga Tirana në Egjipt

Sipas mediave britanike, emigranti ishte planifikuar të nisej nga Anglia me avion charter drejt Shqipërisë dhe më pas të vazhdonte me një tjetër fluturim për në Egjipt. Por pak para nisjes, pasi konsumoi baterinë, u transportua me urgjencë në spital për trajtim. Më pas u rikthye në qendrën e ndalimit. Segmenti i fluturimit nga Tirana drejt Egjiptit që operohet nga autoritetet britanike u anulua, ndërsa operacioni i deportimit drejt Shqipërisë u realizua sipas planit. Mediat britanike thonë se teksa kostot e fluturimit të anulluar nga Tirana drejt Egjiptiti nuk dihen, përdorimi i avionëve charter për deportim nga Anglia u kushton taksapaguesve britanikë qindra mijëra paundë. Ngjarja vjen në një kohë kur autoritetet britanike raportojnë rritje me 32% të deportimeve të shtetasve të huaj të dënuar, me mbi 8.700 persona të larguar që nga ardhja...