No Image Available

Elira Kokona rriti pagën vetes në 5.4 milionë lekë, ja skandalet e njeriut të besuar të Edi Ramës që vazhdon të…

Drejtoresha Ekzekutive e Korporatës së Investimeve Shqiptare Elira Kokona është ngjitur në krye të institucionit me objektiva të qarta. “Zgjedhjet janë menteshat e fatit tonë”, rezulton një nga shprehjet e famshme të Pitagorës. Dhe në fakt, zgjedhjet dhe vendimet e drejtueses së re menjëherë pas marrjes së detyrës japin sinjale të qarta. Referuar fakteve nga auditimi i KLSH, hedh dritën mbi dy vendimet e para të Kokonës. Vetëm dy muaj pas ngjitjes në krye të Korporatës, në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të 20 Dhjetorit 2023, me propozimin e drejtueses së re u morën dy vendime, rritja e pagës maksimale të Kokonës me 35% dhe miratimin e planit të punës për vitin 2024, ku një nga prioritetet kryesore ishte Durana Tech Park që deri më sot...