Elbasani promovon trashëgiminë kulturore përmes punimeve artizanale gjatë Ditës së Verës
Festimet e Ditës së Verës në Elbasan nuk sjellin vetëm muzikë dhe aktivitete festive, por edhe një hapësirë të veçantë për promovimin e punimeve artizanale, të cilat janë pjesë e rëndësishme e traditës së 14 marsit. Përgjatë bulevardit “Aqif Pasha”, prej ditësh janë vendosur shtëpiza prej druri ku artizanët kanë ekspozuar punimet e realizuara me dorë. Punime të ndryshme tradicionale, suvenire dhe produkte të krijuara me mjeshtëri nga artizanët vendas janë parë nga afër nga qytetarë dhe turistë, të cilët kanë shfrytëzuar rastin për të njohur më mirë këtë pjesë të trashëgimisë kulturore. Sinkron – zonja me bojqjell:“Panairet e Ditës së Verës na ndihmojnë shumë, sepse kemi mundësi të reklamojmë punët tona, të shesim diçka dhe të mbajmë kontakte me artizanë të ndryshëm. Na ndikojnë...
Burimi:
ntv.al