Elbasani në ‘Blackout’/ Ndërprerje masive të energjisë elektrike në të shtatë bashkitë, dhjetëra fshatra pa drita
Situata e furnizimit me energji elektrike paraditen e kësaj të diele paraqitet mjaft problematike në të shtatë bashkitë e Qarkut të Elbasanit. Ndërprerjet e shpeshta dhe mungesa e energjisë kanë prekur zona të shumta urbane dhe rurale, duke shkaktuar vështirësi serioze për banorët dhe aktivitetet e përditshme. Problemet më të theksuara raportohen në Zavalinë, në një pjesë të Mollagjeshit, si edhe në shumicën e fshatrave të Bashkisë Librazhd e Prrenjas . Pa energji elektrike kanë mbetur zona si Qarrishta ,Xhyra,Hotolishti,Dardha dhe Prrenjasi, ndërsa situatë e ngjashme paraqitet edhe në fshatin Bardhaj dhe rrethinat përreth Prrenjasit. Banorët shprehen të shqetësuar, pasi mungesa e energjisë po ndikon drejtpërdrejt në ngrohje, furnizimin me ujë, komunikimin dhe ruajtjen e produkteve ushqimore, sidomos në kushtet e motit të përkeqësuar. Ata...
Burimi:
sot.com.al