Elbasan/ Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese të pabanuar, policia nis hetimet

Elbasan/ Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese të pabanuar, policia nis hetimet

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 09:45 në Elbasan. Sipas njoftimit të Policisë, dyshohet se lënda plasëse është hedhur në oborrin e një banese në pronësi të shtetasit K. Ç., aktualisht e pabanuar. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale. “Rreth orës 09:45 të datës 17.03.2026, Policia është njoftuar se dyshohej se në oborrin e banesës në pronësi të shtetasit shtetasit K. Ç. (objekt aktualisht i pabanuar), është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon të zbardhur autorësinë dhe rrethanat e rastit”, njoftoi sot Policia.