Elbasan/ Reshjet e shiut dëmtojnë aksin Grekan–Shelg në Belsh, shembjet dhe çarjet e rrugës burim aksidentesh

Elbasan/ Reshjet e shiut dëmtojnë aksin Grekan–Shelg në Belsh, shembjet dhe çarjet e rrugës burim aksidentesh

Reshjet e shiut që përfshinë vendin ditët e fundit kanë shkaktuar shembje dhe çarje të konsiderueshme në aksin Grekan–Shelg në Belsh. Shembjet dhe çarjet në trupin e rrugës kanë rritur ndjeshëm rrezikun për drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës. Dëmtimet e shfaqura në këtë segment rrugor po përparojnë gradualisht, duke sinjalizuar një degradim të strukturës mbajtëse të rrugës. Çarjet e thelluara dhe rrëshqitjet anësore kanë krijuar paqëndrueshmëri në disa pika, çka mund të sjellë pasoja serioze nëse autoritetet përgjegjëse nuk ndërhyjnë në kohë. Përkeqësimi i mëtejshëm i gjendjes së rrugës rrezikon të izolojë banorët e disa fshatrave në Belsh, ndaj banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga strukturat përgjegjëse, për të stabilizuar trupin e rrugës, për të forcuar bazamentin dhe për të shmangur një shembje...