Ekspertja jep sqarime: Ja cilat viza pezullohen nga SHBA

Ekspertja jep sqarime: Ja cilat viza pezullohen nga SHBA

Avokatja dhe ekspertja e emigracionit Olsa Alikaj Cano, ka komentuar vendimin e SHBA për pezullimin e vizave për 75 vende përfshirë dhe Shqipërinë. Ekspertja tha se vendimi prek vetëm, aplikimet për viza emigruese, pra për qëndrim të përhershëm në SHBA. “Aplikimet që pezullohen janë aplikimet me qëllim emigranti, i njohin gjithë shqiptarët. Janë vizat për bashkimet familjare. Këto janë vizat që po bllokohen. Aplikimet e nënshtetasve amerikanë për familjarët e tyre, për bashkëshortët, vëllezërit, motrat, prindërit, fëmijët. Këto janë kryesoret. Pjesa e Lotarisë Amerikane, pra qëllimi për të marrë Green Card, për të jetuar tërë kohën në SHBA, përjetësisht. Janë disa viza të punëtorëve, të sponsorizuara nga punëdhënësit, për personat apo individët me shkollë të lartë. Ka disa viza fetare që janë të veçanta, viza...