“Edukimi ligjor nis nga shkolla”, kreu i ILD Artur Metani takime në Përmet e Këlcyrë
Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani, i shoqëruar nga inspektorë dhe anëtarë të stafit të ILD-së, zhvilloi takime pune me nxënës dhe mësues të shkollave “Nonda Bulka” në Përmet dhe “Kamber Bënja” në Këlcyrë, në kuadër të strategjisë së komunikimit publik të institucionit për promovimin e edukimit ligjor. Këto takime synojnë forcimin e ndërveprimit të ILD-së me komunitetin, përmes kontakteve të drejtpërdrejta me grupe të ndryshme shoqërore në të gjithë vendin. Në shkollën “Nonda Bulka” në Përmet, nxënësit kishin përgatitur dhe paraqitën kazusin “Dilema të drejtësisë”, duke u përfshirë në një debat të strukturuar, të ndarë në dy skuadra, me argumente pro dhe kundër mbi rastin e trajtuar. Angazhimi dhe niveli i diskutimit u vlerësuan me shpërndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit. Gjatë komunikimit...
Burimi:
sot.com.al