Teksa lexon Pjerin Ndreun

Teksa lexon Pjerin Ndreun

Nga Skënder Minxhozi/   Sapo nis një dallgë shirash në vjeshtë apo dimër, të gjithë mprehin veshët për të dëgjuar se kur do të përmbytet Shkodra me rrethina, Lezha megjithë bregun e Matit, Durrësi me kënetën apo kur do të dalë nga shtrati Vjosa në Mifol. Njëherësh me përmbytjet pritet i njëjti buletin lufte nga rrëshqitjet e dherave nëpër rrugë kombëtare e lokale. E gjitha kjo kronologji me një saktësi prej ore zvicerane. Të njëjtat vende, të njëjtat shkaqe. Dihet cilat pjesë të vendit do të përmbyten, dihen emrat e lumenjve e përrenjve që do të vërshojnë dhe hidrovorëve që do të vazhdojnë të jenë të prishur edhe një herë më shumë, siç ka ndodhur 35 vjet rresht. Dihen dhe nënstacionet që do të jenë...