Rama, balet diplomatik në tehun e briskut
Nga Skënder Minxhozi/ Fillimisht i duhet të hedhë poshtë akuzat e kundërshtarëve politikë që e akuzojnë se s’po le gur pa lëvizur që t’i shpëtojë “shpatës” së drejtësisë. Kjo është relativisht e lehtë pasi në çdo rast dhe për çdo gjë Berisha dhe të tjerët do të ishin kundër asaj që bën Edi Rama me axhendën e tij diplomatike. E kanë goditur për politikën rajonale, për raportet me SHBA, për Kosovën, Greqinë dhe gjithçka tjetër që mban brenda harta politike e hemisferës veriore. Edi Rama duhet t’i shpjegojë lëvizjet e tij diplomatike më së shumti në planin e jashtëm. Duhet t’ua shpjegojë partnerëve evropianë të cilët në shumicë i ka miq e të njohur të vjetër. Duhet të japë shpjegime në kohën kur kontinenti...
Burimi:
javanews.al