Një vjetori i Presidencës Trump dhe provincializmi endemik shqiptar

Një vjetori i Presidencës Trump dhe provincializmi endemik shqiptar

Nga Skënder Minxhozi/ Në 20 janar mbushet një vit qëkurse presidenti amerikan Donald J. Trump ka marrë detyrën. Në një vit bota ka parë përmbysje epokale që e kanë futur SHBA në kurs përplasjeje me aleatët kryesorë të Perëndimit, si dhe ka asistuar në një ribërje totale të piketave kryesore të  politikës së brendshme dhe asaj të jashtme amerikane, të cilat kanë prodhuar një gjendje të tendosur dhe të amullt në një pjesë të madhe të globit. Megjithatë kjo është një situatë komplekse që meriton më shumë se një analizë. Mjafton të hedhësh një sy në median botërore dhe rrjetin social për ta kuptuar fermetin dhe ilaritetin që ka prodhuar presidenca Trump në një vit. Në ambjentin shqiptar amullia që ka sjellë ndërrimi i pushtetit...