Një fitore si ajo e Trump
Nga Skënder Minxhozi/ Trump duket se po tërhiqet edhe një herë. E ka bërë këtë shumë shpesh, aq sa i kane vënë nofkën “TACO” e cila mund të perifrazohet në “Trump gjithnjë frikësohet dhe tërhiqet”. Kriza me Iranin po njeh pas gati një muaji e gjysëm luftimesh, shkatërrimi dhe krize globale, një kthesë nga ato që vetëm Presidenti i SHBA mund të marrë. Brenda 24 orësh ai ka njoftuar se do ta zhdukë nga faqja e dheut civilizimin 3000 vjeçar iranian, për të kaluar më pas, vetëm pak orë më vonë, në pranimin në parim të një plani dhjetëpikësh të palës iraniane, i cili në fakt do të përbënte një disfatë tejet të hidhur për SHBA dhe Izraelin nëse do të miratohej qoftë edhe...
Burimi:
javanews.al