Maduro, çmimi i vezëve dhe loja amerikane e shahut me Kinën

Maduro, çmimi i vezëve dhe loja amerikane e shahut me Kinën

Nga Skënder Minxhozi/ Presidenti amerikan Donald Trump është sinqerisht i bindur se meriton të marrë çmimin Nobel për paqen. Ai përsërit që nga vera se ka zgjidhur tetë konflikte të armatosura qëkurse ka hyrë në Zyrën Ovale pak a shumë një vit më parë. Pra brenda pak muajsh ai ka zgjidhur mosmarrëveshjet mes Izraelit dhe Hamasit, mes Izraelit dhe Iranit, mes Pakistanit dhe Indisë, mes Armenisë dhe Azerbaixhainit (u desh pak kohë që të mos e ngatërronte Armeninë me Shqipërinë), ashtu sikurse ka pajtuar tailandezët me kamboxhianët, ruandezët me kongolezët, egjiptianët dhe etiopianët dhe…kosovarët me serbët! Habituni sa të doni, kur e thotë Donald Trump është fakt. Ose më saktë është “fakt alternativ”, siç e ka për zemër t’i quajë ai të vërtetat e tij....