Lëvizja “Salianji” për supremaci apo demokraci!
Nga Ben Andoni Prej disa javësh, një grup njerëzish të Partisë Demokratike po kërkojnë të reformojnë këtë formacion, përmes një Lëvizje, e cila duhet thënë se ka qasje të mirë. Kudo që shkon, Salianji dhe shpura e tij ka ngazëllim mes demokratësh të PD-së. Aksioni tregon se ndryshimin e duan me të gjithë qenien e tyre, ndërsa lënia në opozitë prej më shumë se një dekade i ka tulatur. Është e vetëkuptueshme se Qendra nuk “e përfill” këtë aksion në formë lëvizje model “Foltore”. Zoti Berisha i pyetur për Foltoret dhe Salianjin si kandidat, ka përsëritur se është vetëpërjashtuar. Të tjerët s’janë jashtë kësaj logjike, duke përmendur rregullin dhe statutin. Kjo skizmë e re brenda PD-së po e tregon Salianjin jo vetëm me ambicie por...
Burimi:
javanews.al