Kryeministër për herë të tretë apo opozitar për herë të parë
Nga Lorenc Vangjeli Eshtë ende proverbial paralajmërimi i Sali Berishës 20 vjet më parë: “Do t’jua ngrij buzëqeshjen në buzë!”. Socialistët e Ilir Metës dhe Fatos Nanos rikonfirmuan atëherë mandatin e dytë në zgjedhjet e trazuara të 2001-shit, por kishin përballë një opozitë që ju premtonte sërish trazim lufte. Premtimi parapolitik i Berishës së atëhershëm është vetëm një episod i keqkuptimit dramatik me politikën, që ndoshta ka filluar me karizmën e errët të Saliut, por nuk ka mbaruar me të. Kështu ka vijuar me buzëqeshje të ngrira dhe thika në dhëmbë vit mbas viti e mandat mbas mandati, karuseli i urrejtjes reciproke mes pushtetit dhe opozitave në Shqipëri. Kush ishte pakicë urrente shumicën dhe kush bëhej shumicë, harronte kohën e rëndë të të qenurit pakicë....
Burimi:
javanews.al