Kriza që nuk erdhi dhe opozita që u përplas me veten

Kriza që nuk erdhi dhe opozita që u përplas me veten

Nga Ardit Rada Opozita është përpjekur që për rreth dy muaj, ta mbajë opinionin nën presion për disa procese paralele që lidhen me drejtësinë, qeverisjen dhe Kuvendin. Debati për kryetarin e ri të SPAK, zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe përplasjet politike rreth çështjes së zv.kryeministres Balluku ishin pikat ku PD e Sali Berishës u përpoq ta kanalizonte debatin. Herë duke u shfaqur si viktimë e herë si shpëtimtare e vendit. Ndërkohë që u krijua ideja se vendi ndodhej në prag të një krize institucionale, se “diçka e madhe” do të ndodhte, se drejtësia do të përballej me presione apo përplasje të forta politike, asgjë nga këto nuk ndodhi. Përkundrazi, të dy proceset prodhuan një normalitet që rrallëherë e kemi parë në Shqipëri. Ndërsa krizat...