Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

Nga Skënder Minxhozi/   Edi Rama ka udhëtuar shumë herë në Shtetet e Bashkuara. Si qytetar privat dikur, më vonë si opozitar e kryetar partie e bashkie dhe në 13 vitet e fundit si kryeministër. Megjithatë janë të gjitha gjasat që asnjë prej këtyre udhëtimeve të mos ketë qenë kaq delikat dhe me rëndësi si ky i pjesëmarrjes në ceremoninë inauguruese të Bordit të Paqes. Arsyet janë të gjitha aty, në sallën në Uashington ku u mbajt ceremoniali. Dhe janë të qenësishme për këtë pikë të karrierës politike të gjatë të kryeministrit të Shqipërisë. Së pari duhet thënë se ashtu si shumë politikanë e liderë politikë të tjerë nëpër botë, edhe Edi Rama ka pasur një marrëdhënie të vështirë qoftë dhe në distancë me figurën...