Fituam – Po fitojmë – Na dërgoni ndihmë!

Fituam – Po fitojmë – Na dërgoni ndihmë!

Nga Skënder Minxhozi/ Kjo është batuta më e fundit ironike që po qarkullon në rrjet në të gjithë botën, e drejtuar ndaj njeriut më të fuqishëm, presidentit amerikan Donald Trump. Është paradigma e qëndrimit amerikan në harkun e tre javëve luftë me Iranin, të cilat e kanë futur të gjithë botën në një tunel të errët krize dhe pasigurie. Është gjithashtu një dëshmi dëshpëruese e politikës së jashtme të improvizuar të kreut të Shtëpisë së Bardhë, i cili e ka marrë për dore vendin e tij në një konflikt tejet delikat, pa asnjë plan dhe asnjë perspektivë të besueshme zgjidhjeje. Ajetollahu i zëvendësua nga një tjetër ajetollah, ndërkohë që bazat ushtarake amerikane në rajon janë goditur rëndë, Tel Avivi dhe të tjera pjesë të Izraelit...