As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit

As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit

Nga Skënder Minxhozi/ Opozita ka kohë që premton se vendi ndodhet në kilometrin e fundit të rrëzimit të qeverisë. Dhe ku kishte rast më të mirë se votimi për imunitetin e ish zv.kryeministres Balluku për ta bërë këtë. Demokratët kanë thyer karrige, kompjutera e tavolina për fabula shumë më të dobëta se ky votim delikat. Megjithatë sot në Kuvend nuk u pa asgjë nga repertori i zakonshëm i tymit, bilbilave dhe dhunës fizike. As Noka, as Bardhi dhe as të tjerët rrotull tyre nuk kaluan në “modalitet force” por pritën të qetë votimin që tashmë nuk fshihte asnjë surprizë: 47 me 82 kundër heqjes së imunitetit! Shumë arsye ka që ky reagim i butë i ka zënë vendin rrugës së ashpër në këtë ditë tejet...