Ambasadorët i kemi ulur ne në krye të vendit

Ambasadorët i kemi ulur ne në krye të vendit

Nga Skënder Minxhozi/   Është hapur një debat për një fenomen të vjetër në Tiranën e politikës dhe mediave. Pse na duhen ambasadorët e huaj në rolin e arbitrit dhe pse nuk rrinë urtë në qoshen e tyre, siç jua përcaktojnë konventat dhe sinoret e zanatit të diplomacisë?! Një pyetje që ka sens por që duket e hedhur në boshllëk, e jo në terrenin konkret të Shqipërisë postkomuniste të 35 viteve të fundit. Ku një fjalë ambasadori shpesh ka ndarë sherre, ka pajtuar kundërshtarë apo ka bërë të tërhiqen trimat nga beteja e radhës në minutën e fundit. Jo se ambasadorët kanë ndonjë pushtet special, por sepse të tillë, arbitra e vendimmarrës i kemi fabrikuar ne shqiptarët me kalimin e viteve. A ju kujtohet ambasadori...