21 janari, një turp kombëtar
Nga Skënder Minxhozi/ Pesëmbedhjetë vjet më parë ndodhte një ndër ato ngjarje që ndajnë dy botë. Botën normale të jetës së përditshme, sfidave e ëndrrave gjithfarësh, botën ku ajo që ndodh harrohet shpejt sepse nuk vlen të mbahet gjatë ndërmend, nga bota tjetër, ajo që i ngjan një tuneli makthi, ku garancitë dhe ligji bien dhe ku shteti vret banorët e tij, votuesit e tij, shtetasit e tij. Jetofshi kohëra interesante thotë një mallkim i vjetër aziatik. Pikërisht një “ngjarje interesante”, ajo e 21 janarit 2011 na ka bërë të jetojmë që nga ai moment në një qerthull ku gënjeshtra dhe hipokrizia, lojrat politike dhe lotët fals, vazhdojnë të hedhin hije mbi një vrasje kolektive në zemër të Shqipërisë, në muret e godinës që...
Burimi:
javanews.al