Edi Rama në “rreth të kuq” nga turqit pas vizitës në Izrael, gazetari pro Erdoganit i nxjerr të gjitha të palarat…
Kryeministri Edi Rama duket se ka hyrë në “rreth të kuq” në mediat pranë pushtetit turk pas vizitës së tij të bujshme në Izrael, duke u shndërruar në objekt sulmi frontal nga gazeta pro-Erdogan “Yeni Akit”. Në një artikull tejet të ashpër, kryeministri shqiptar portretizohet si figurë e diskredituar politikisht dhe moralisht, që sipas gazetës përdor politikën e jashtme për të shpëtuar veten nga burgu. Gazetari Ayhan Demir, i cili është një mbështetës i presidentit turk, Rexhep Erdogan, e përshkruan Ramën si një “klloun antipatik”, duke e akuzuar për hipokrizi, oportunizëm dhe mungesë parimesh. Sipas artikullit, karriera e Ramës u ndërtua falë mbështetjes së Sorosit dhe jo vullnetit real të qytetarëve shqiptarë. Vizita në Izrael, thekson Yeni Akit, nuk kishte asnjë interes kombëtar, por shërbente...
Burimi:
sot.com.al