Edi Rama në ceremoninë e Çmimeve “Zayed”

Edi Rama në ceremoninë e Çmimeve “Zayed”

Në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm që po zhvillohet në Abu Dhabi, Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Zayed”, të dedikuara për iniciativa humanitare me ndikim në vendet në zhvillim. Këto çmime vlerësojnë projekte dhe organizata që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në fusha kyçe si përmirësimi i arsimit dhe shkollimit, sigurimi i ujit të pijshëm, mbështetja ushqimore për komunitetet në nevojë, si dhe nisma që adresojnë ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit. Ceremonia shërbeu si një platformë për të nxjerrë në pah rolin e bashkëpunimit ndërkombëtar në përballimin e sfidave globale dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm.