Edi Rama gati linçimin e Elisa Spiropalit, kryeministri fut në “listë të zezë” ministren e Jashtme dhe “armiken” e…

Edi Rama gati linçimin e Elisa Spiropalit, kryeministri fut në “listë të zezë” ministren e Jashtme dhe “armiken” e…

Në korridoret e Partisë Socialiste, politikës dhe diplomacisë po qarkullon gjithnjë e më fort një skenar që trondit themelet e pushtetit të Edi Ramës. Kryeministri duket se ka nisur një fushatë të hapur linçimi politik ndaj ministres Elisa Spiropalit, duke e futur Ministren e Jashtme në atë që brenda PS quhet “lista e zezë”. Burime nga brenda grupit parlamentar pohojnë se znj. Spiropali përflitet hapur si një figurë potenciale për kryeministre tranzitore, në rast se Rama largohet me detyrim apo “me dëshirë”, për shkak se qeverisë së tij i kanë plasur shumë skandale. Këto biseda nuk zhvillohen më në fshehtësi, por në kafe, mes deputetëve socialistë, pa asnjë drojë. Pikërisht kjo duket se ka alarmuar Ramën, i cili në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar...