E zhdukur prej 12 shkurtit/ Gjyshja e denoncoi të humbur, 14 vjeçarja rikthehet në banesë: Ika me dëshirë

E zhdukur prej 12 shkurtit/ Gjyshja e denoncoi të humbur, 14 vjeçarja rikthehet në banesë: Ika me dëshirë

Një 14-vjeçare nga Gramshi, Amelja Mersiti, e cila rezultonte e zhdukur që prej datës 12 shkurt, është rikthyer në banesë. E mitura ishte larguar nga banesa ku jetonte me gjyshen dhe prej disa ditësh nuk u bë e gjallë. Ishte gjyshja e saj ajo që bëri denoncimin në polici, ndërsa ka deklaruar se mbesa ishte njohur me një djalë 17-vjeçar, por sqaroi se nuk kishte dijeni për emrin e tij. Mësohet se vajza jetonte me gjyshen, pasi prindërit i kishte të divorcuar dhe kishin krijuar familje. Ndërkohë, sot policia njoftoi se vajza ishte kthyer vetë në banesë, ndërsa kishte deklaruar se kishte ikur me dëshirë.