E trishtë/ U aksidentua rëndë pak ditë më parë, ndërron jetë në spital 19-vjeçari (FOTO)

E trishtë/ U aksidentua rëndë pak ditë më parë, ndërron jetë në spital 19-vjeçari (FOTO)

Një lajm i hidhur ka mbërritur në redaksinë tonë mbrëmjen e sotme. Gledis Zefi, 19-vjeçari, i cili mbeti i plagosur rëndë pak ditë më parë në zonën e “Selvisë” në Tiranë, ka ndërruar jetë në spital. Ngjarja ndodhi paraditen e 24 shkurtit, pas një përplasjeje mes një automjeti dhe një motori ku udhëtonin dy të rinjtë, Gledis Zefi dhe Abdurrahman Bollati, të cilët u transportuan me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ku gjendja e 19-vjeçarit u raportua kritike që në momentet e para. Ndërsa i riu tjetër raportohet se ndodhet në gjendje më të stabilizuar, Gledisi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra pavarësisht trajtimit mjekësor gjatë këtyre ditëve. Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit do të zhvillohet këtë të dielë, më 1...