E TRISHTË – Ndahet nga jeta në moshën 65- vjeçare trajneri i futbollit të moshave në Shkodër, Gjovalin Stolaj
Një lajm i trishtë për futbollin shkodran këtë të shtunë të 31 janarit 2026. Është ndarë nga jeta pas disa problemeve shëndetësore që e shoqëruan kohët e fundit, Gjovalin Stolaj, trajner i njohur sidomos i moshave të reja në futbollin shkodran.Aktivizimi i tij nisi pas vitit 1990, me një kontribut të veçantë tek “Djelmnia Shkodrane”, bashkë me një emër shumë të respektuar të futbollit shkodran, Nikollë Gjergji. Nga kjo dyshe trajnerësh, kanë dalë emra të njohur të futbollit shkodran.Gjovalin Stolaj, kishte edhe kontribute në lëvizjet demokratike në vend, si ndër themeluesit e PD- së Shkodër. Ai ka dhënë kontribut edhe në qeverisjen vendore, në pozicione të rëndësishme.ShkodraWeb i shpreh ngushëllime familjes, të afërmëve, miqve e të njohurve të të ndjerit, njëkohësisht edhe komunitetit të futbollit...
Burimi:
sarandanews.com