E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Ahmet Omi, qytetar dhe funksionar model
Është ndarë nga jeta mbrëmjen e kësaj të merkurë, Ahmet Omi, ish- nënkryetar i Bashkisë Shkodër. Përveç këtij pozicioni, ai ka mbajtur edhe funksione të tjera të rëndësishme në qeverisjen vendore.Omi ka patur edhe një përfshirje të gjërë e të rëndësishme edhe në strukturat e Partisë Demokratike në Shkodër, ku ka mbajtur edhe pozicionin e sekretarit të degës demokrate.Ahmet Omi do të kujtohet si një qytetar model, i përkushtuar në përmbushjen e detyrave por edhe si një funksionar korrekt në të gjitha pozicionet që ka patur.ShkodraWeb i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmëve, miqve dhe të njohure të të ndjerit. Dheu i lehtë për ty Ahmet Omi! Pushofsh në paqe!LEXONI EDHE: NGA AHMET OMI – Perëndim pas shiut në Shkodër… Shënim: Disa imazhe...
Burimi:
sarandanews.com