E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

“Dje, në Spitalin Rajonal Shkodër, një 16-vjeçare, ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet për shkak të arrestit kardiorespirator. Grupi hetimor po kryen veprimet në drejtimin e Prokurorisë, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.”, kështu njoftonte komunikata e policisë së Shkodrës këtë të hënë, duke dhënë një lajm të kobshëm.Pak orë më pas ka ardhur edhe reagimi i shkollës “At Pjetër Meshkalla”, ku vajza e mitur Monika U., mësonte. Madje, duke qenë shembullore në të gjitha drejtimet.“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme dhe të papritur nga jeta të nxënëses sonë të dashur, Monika Urtari. Nuk gjejmë fjalë që të shprehin trishtimin dhe boshllëkun që kjo humbje ka lënë në shkollën tonë. Në këto momente të vështira jemi pranë familjes me lutje,...